09:44 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Prishtinasi e sulmoi me shufër metalike e me thikë, policia e arreston

Një mosmarrëveshje që kishin pas mes vete, bëri që mesnatën e së dielës një person nga Prishtina, të sulmohej me shufër metalike e me thikë, transmeton IndeksOnline.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, ndërsa kanë konfiskuar thikë e shufrën të cilat dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

Tutje policia bën të ditur që pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/