09:26 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Prishtinasi i dehur rrah prindërit, nëna e lajmëron në polici

Dashuria e prindërve ndaj fëmijëve nga të gjithë ata që kanë përjetuar këtë ndjenjë thuhet se është dashuria më e pastër e më e madhe. Është dashuri që nuk krahasohet me të tjerat.

Mirëpo jo gjithherë ajo kthehet në formë të njëjtë nga fëmijët, për të cilët prindërit janë në gjendje të bëjnë çdo gjë.

Se fëmijët dinë të jetë jo të mirë në raport me prindërit e tyre, dëshmohet edhe me një rast të ndodhur dje në Komunën e Prishtinës.

Djali në gjendje të dehur ka rrahur të dy prindërit. Ndërsa nëna ndonëse me zemër të thyer, ka paraqitur rastin në polici.

Ndërkaq siç theksohet në raportin 24-orësh të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.