Prishtinasi me Covid19 ndez zjarr për skarë por djeg pyllin në sipërfaqe të madhe – e liron Policia

Dje, i dyshuari P.K., 37 vjeçar, ka ndezuar një zjarr në fshatin Grashticë të komunës së Prishtinës me qëllim për të pjekur skarë, por s’i doli plani që mendoi.
IndeksOnline mëson se zjarri ishte përhapur dhe kishte dalë nga kontrolli ku kishte djegur një sipërfaqe të mëdha pylli, pronë e familjes së tij.
Po ashtu, IndeksOnline mëson se i dyshuari është arrestuar nga Policia, ndërsa zjarri është shuar nga njësiti i zjarrëfikësve.
Ndërkohë, bëhet e ditur se 37 vjeçari ishte i prekur me Covid 19 dhe për këtë arsyeje prokuori kishte marrë vendim që anulohet vendimi verbal për ndalim./IndeksOnline/