75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 27 Prill 2021 / AR

Prishtinasi pranon SMS kërcënues në telefon

Kërcënimet përmes mesazheve janë bërë të shpesha.

Një rast i tillë ndodhi disa ditë më parë në Prishtinë, në rrugën Fehmi Agani, shkruan Indeksonline.

Një person ka informuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar një SMS në telefon, në të kishte përmbajtje kërcënuese.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 23.04.2021 – 22:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se ka pranuar një SMS në telefon, me përmbajtje kërcënues. Rasti është duke u hetuar”.