Prishtinasi rrihet me tri shtetase të Shqipërisë, njërën e ka grua

Tri femra vijnë nga Shqipëria dhe rrihen në Kosovë, bëhen për spital
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për një lëndim të lehtë trupor, në Prishtinë.
Janë arrestuar tri femra të shtetase të Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë ato janë rrahur ndëmjet vete, ku edhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Prishtinë 07.12.2020 – 10:00. Janë arrestuar një mashkull kosovar dhe tri femra shtetase të R. Shqipërisë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur ndërmjet vete. I dyshuar dhe njëra nga femrat janë bashkëshortë. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/