75 Mall Live Search
22:41 / E Martë, 05 Prill 2022 / OSH

Prishtinasi therret me thikë nga disa persona, bëhet për spital

Një person është sulmuar nga disa persona të tjerë në orët e mbrëmjes të martën në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se i njëjti është sulmuar me mjet të mprehtë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë,  një person  është sulmuar nga disa persona.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ai./IndeksOnline/