Prishtinasit hanë e pinë në parkun e Gërmisë por bërllokun s’e marrin me vete!

Qytetarë të shumtë shfrytëzojnë parkun e Gërmisë në Prishtinë për ecje, shëtitje e rekreacion.
Një gjë të tillë vendosën ta bëjnë edhe mbrëmë disa qytetarë të papërgjegjshëm të cilët lanë hapësirën e pa pastruar ku bënin qejf.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se një pushimore në parkun e Gërmisë ishte e stërmbushur me shisha të pijeve e bërllok gjithandej.
Pa dyshim, që kjo nuk është një gjë e hijshme!/IndeksOnline/