22:52 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prishtinasit kundër ndërtimit të “Teatrit të Operës” në park, bëjnë peticion

Banorët e Prishtinës kanë vendosur të bëjnë një peticion për shkak të ndalimit të “Teatrit të Operës” në park në lagjen “Kodra e Diellit”, “Mati 1” dhe “Ulpiana”, shkruan Indeksonline.

Për këtë tender kanë garuar 4 kompani për projektimin e Teatrit të Operës, të datës 9 Gusht 2019.

“Ne si qytetar të Prishtinës e përkrahim Teatrin e Operës si institucion të rëndësishëm kulturor, por jo ndërtimin e objektit në at pak gjelbërim që ka mbet në këtë pjesë të qytetit.

Kjo hapësirë është duke u përdorur si park nga mijëra qytetar të Prishtinës, posaçërisht nga lagjet Mati I, Bregu i Diellit dhe Ulpiana.

Andaj kërkojmë nga Komuna e Prishtinës dhe të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës, që kjo hapësirë të ridestinohet si Park dhe të rregullohet/adaptohet si e tillë.

Ky peticion është iniciativë e qytetarëve të Prishtinës dhe si i tillë është plotësisht apartiak,”, thuhet në njoftimin e organizatorëve./Indeksonline/

Peticioni