75 Mall Live Search
19:09 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Prishtinasit në hall me erën e kanalizimit në rrugën që e përshkojnë çdo ditë

Banorët në komunën e Prishtinës, saktësisht në rrugën “Uran Ajeti” që ndërlidhet me rrugën “Muharrem Fejza” janë në hall me kundërmimin e kanalizimit, shkruan IndeksOnline.

Sipas një lexuesi kjo gjendje vazhdon të jetë tash e një muaj.

Po ashtu në pamjet që ka dërguar ai në adresë të IndeksOnline shihet gjendja e mjerueshme e rrugës me gropa dhe me rrjedhën e kanalizimit./IndeksOnline/