16:47 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prishtinasit në hall nga gjarpërinjtë, zjarrfikësit intervenuan në kapjen e këtij gjarpëri

Bashkë me ditët e nxehta, në kryeqytet janë shfaqur edhe gjarpërinj.

Behar Shala, zjarrfikës në Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot kanë intervenuar në Lagjen Veternik, ku qytetarët kërkuan ndihmë për kapjen e një gjarpëri, transmeton Indeksonline.

“Edhe sot sikur diteve te tjera intervenuam per kapjen e nje gjarperi, ku banoret e lagjes veterrnik kerkuan ndihmen tone dhe ne u pergjigjum ne menyre profesionale edhe pse nuk kemi ndonje paisje adekuate per keto intervenime mirpo Guximin dhe humaniteti nuk na mungon”, shkruan Shala.

Ndryshe, para tri ditësh zjarrfikësit e kanë nxjerrë edhe një gjarpër nga një vend në qendër të kryeqytetit./Indeksonline