75 Mall Live Search
16:33 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Prishtinasit nuk iu përmbahen rregullave, IKSHKP ka një lutje!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës në një postim u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos grumbullohen në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

IKSHPK ka thënë se ata e kanë situatën nën kontroll për aq sa e kanë qytetarët në kontroll vetveten.

Thirrja e tyre e vazhdueshme është që të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos dalin pa nevojë.

Postimi:

JU LUTEMI RRINI NË SHTËPI!

Vërehen grumbuj të njerëzve në kryeqytet!

Ju lutemi qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!

Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët!

Ne e kemi situatën ende nën kontrollë, për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten!

Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???

Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!

Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.

Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët!

Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!