09:47 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / OSH

Prishtinasit po vjedhin ujin edhe në gypin që e furnizon QKUK-në

Gëzim Rafuna Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” kanë hasur në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se qytetarët po furnizohen me ujë ilegalisht edhe përmes gypit që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, këto kyqje të shumta të pa evidentuara po i veshtersojnë punimet.

Dyshohet së kyqjet janë bërë pa leje, ilegale, përveq  në gypin që i furnizon qytetarët, kyqjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës( furnizimi ka karakter emergjent)”, tha ai./IndeksOnline/