75 Mall Live Search
20:36 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Prishtinë/ 100 euro gjobë për vajzat nga “Mati” që hodhën mbeturinat nga dritarja e banesës

Mbrëmë Indeksonline publikoi një video ku shihej një vajzë duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës në lagjen “Mat” të Prishtinës.

Pas raportimit të Indeksonline, Komuna e Prishtinës është vënë në funksion dhe ka arritur të identifikoj vajzën që gjuajti mbeturinat.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka treguar se inspektorët e kanë dënuar me gjobë 100 euro protagonisten e videos.

Ai ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë me denoncime publike./Indeksonline/