75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / AR

Prishtinë/ Aksident trafiku mes automjetit dhe biçikletës, kërkon ndihmë mjekësore një person

Sot në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë ka ndodhur një aksident mes një automjeti dhe një biçiklete.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës

“Rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjeksore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.