75 Mall Live Search
09:00 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / FR

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione

Policia ka arrestuar një shtetas kosovar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “detyrim” dhe “prezantim i rremë”.

Arrestimi është kryer mëngjesin e së martës, rreth orës 10:00, në Prishtinë. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

  • 7 armë zjarri,
  • 290 fishekë,
  • 1 telefon mobil,
  • dhe një kontratë, që dyshohet se lidhet me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

“Prishtinë  01.04.2025 – 10:00Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/