Prishtinë: Arrestohet një 20-vjeçar, që keqpërdori fëmijë në pornografi

Një 20-vjeçar u arrestua mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në një njoftim zyrtar thuhet se i dyshuari B.B.C ishte dënuar me 2.6 vjet burg, shkruan IndeksOnline.
“Ai pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, deklaron policia.
Ky është njoftimi i plotë:
Drejtoria e policisë së mryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj nga veprimet e marra nga njësitë e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, mbrëmë është arritur arrestimi i personit të kërkuar:
·B. B.C, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2.6 vjet burgim për veprën penale: “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Ai pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.