Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar nga Shqipëria, policia konfiskon pajisje elektronike
Një shtetas mashkull i Republikës së Shqipërisë është arrestuar nga autoritetet policore në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në mashtrim kompjuterik.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është kryer rreth orës 18:00, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin, shkruan IndeksOnline.
Policia ka konfiskuar pesë llaptopë, katër telefona mobilë, si edhe disa pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës penale.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Rasti është iniciuar si: “Mashtrim kompjuterik”./IndeksOnline/

