75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / B O

Prishtinë, arrestohet një i dyshuar për dhunim

Të premten është arrestuar një person në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se më datë 30.04.2021, e ka kryer veprën penale “Dhunim.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 30.04.2021 – NN. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 21.05.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.