21:25 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / MSH

Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar për grabitje

Në Prishtinë sot është arrestuar një person i dyshuar për grabitje.

Policia ka njoftuar se rasti ka nodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Agim Ramadani”, si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë.

“Aktualisht hetuesit policorë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari” thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia ka falendëruar mediat dhe qytetarët për kontributin dhe besimin në Policinë e Kosovës.