12:51 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prishtinë, arrestohet pasi e rrah keq prindin e tij

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person është dërguar në mbajtje pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.

“Prishtine. 09.12.2017-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njejti ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/

Temat: