75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 05 Gusht 2024 / FR

Prishtinë: Babai e raporton të zhdukur djalin

Një person ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rasti po hetohet si “Person i zhdukur”.

“PERSON I ZHDUKUR- Rr. “Skender Luarasi”, Prishtinë / 03.08.2024 – 20:10. Më 05.08.2024 ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.