Prishtinë, bien skelet e ndërtimit pranë një kompleksi banesor

Dhjetëra skele ndërtimi janë shembur pranë një kompleksi banesor.
Incidenti ka ndodhur në lagjen “Qafa” në Prishtinë.
Indeksonline raporton se skelet në fjalë kanë zënë nën vete disa vetura.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.
Në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante të zjarrfikësve, teksa zona është rrethuar nga shiriti i policisë.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.


