75 Mall Live Search
11:05 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / k.v

Prishtinë: Brenda një jave policia realizon 120 urdhëresa të gjykatës

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 120 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 18 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Ndërkohë që aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.  Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar  3 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara. Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi

3154  masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./IndeksOnline/