75 Mall Live Search
09:16 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtinë: Burri bën gruan për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, duke e bërë për spital.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjtit pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/