Prishtinë: Burri sulmon bashkëshorten arabe

Një rast i dhunës në familje është evidentuar pasditen e djeshme në Prishtinë, ku një person raportohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti është raportuar në polici dhe i dyshuari është arrestuar, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit policor, viktima, shtetase e Arabisë Saudite, ka pranuar trajtim mjekësor.
“I dyshuari, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/