Prishtinë: Digjen mbeturinat buzë një kompleksi banesor, dyshohet se flakët kanë prekur edhe katin e parë
Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një zjarr ka shpërthyer buzë një kompleksi banesor.
Incidenti ndodhi në lagjen Kodrina, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara shihet tymi i zi që lartësohet mbi disa mbeturina ndërtimore.
Sipas banorëve, flakët kanë kapluar katin e parë të kompleksit banesor buzës mbeturinave, duke prekur dritaret e lokaleve që gjenden në katin përdhesë.
Rastit i është përgjigjur Policia e Kosovës dhe njësiti i zjarrfikësve, që po punon në shuarjen e zjarrit.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

