75 Mall Live Search
10:09 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Prishtinë, djali e bën babanë për spital

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që ai pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dëguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. /IndeksOnline/