Prishtinë: Dy të mitur kërcënojnë me armë një person
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një mashkull në fshatin Vranidoll të Prishtinës është kërcënuar me armë nga dy persona të mitur.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa ishte në lëvizje me automjetin e tij, dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të moshës së mitur, kanë dal në rrugë dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të ndalojnë viktimën. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka ndaluar të dyshuarit, në veturën e të dyshuarve janë gjetur pesë gëzhoja, vetura është konfiskuar”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/