Prishtinë: E rrahin me shufra metalike, i shkaktojnë lëndime

Një person ka raportuar në polici se tre të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht me shufra metalike.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Viktimës i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit./IndeksOnline/