75 Mall Live Search
20:59 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, edhe një punëtorit i rrezikohet jeta

Numri i personave që kanë vdekur e lënduar në punë nuk është i vogël, përcjellë Indeksonline.

Mirëpo përkundër kësaj, institucionet e Kosovës ende nuk kanë arritur që të ndikojnë në shtimin e masave mbrojtëse ndaj punëtorëve.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe një fotografi e dërguar nga një lexues në Indeksonline.

Në fotografinë e cila është bërë në rrugën B në kryeqytet, shihet se si një punëtori i rrezikohet jeta gjatë kryerjes së punës së tij në një ndërtesë në këtë lagje.

Siç shihet, ai nuk ka asnjë masë mbrojtëse, edhe pse është në një lartësi jo edhe të vogël. /Indeksonline/