11:20 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, familjarët rrahen mes vete në ditën e zgjedhjeve

Një përleshje fizike ka ndodhur mes disa familjarëve në Prishtinë.

Kjo ka ndodhur dje sipas policisë, ndërsa dy persona nga lëndimet që kanë marrë kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore.

Është raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa familjarëve meshkuj dhe femra K/shqiptare, për shkak të mosmarrëveshjeve.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”./Indeksonline