10:12 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, gjendet një mjet shpërthyes

Një mjet shpërthyes është gjetur në afërsi të lumit Prishtevka, njofton Policia e Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Sipas raportit nga PK, mjeti i dyshuar është larguar nga njësiti përkatës.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në afërsi të lumit Prishtevka ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt”. /Indeksonline/