Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person në një lokal, Policia nis hetimet (Pamje)

Një person është gjetur pa shenja jete në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Indeksonline ka kontaktuar policinë, nga ku ka marrë konfirmimin se bëhet fjalë për një viktimë, dhe se rasti po konsiderohet si vdekje e dyshimtë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, pohoi se viktima është një mashkull 46 vjeçar.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç.
Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka deklaruar Ahmeti.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.