Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person, policia jep detaje
Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditë së sotme në rrugën “Ymer Prizreni”, në Prishtinë.
Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku njoftoj se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete.
Pllana bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana./IndeksOnline/

