75 Mall Live Search
13:28 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, gruaja sulmon fizikisht burrin

Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Prishtinë.

Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshjeje verbale, burri është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Viktima nuk ka dashur të marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara nuk është intervistuar pasi nuk është takuar në shtëpi.

Sipas Policisë, është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar lënda e rastit e cila është duke u hetuar.