Prishtinë: Hapet ekspozita fotografike “Miniaturat e Adriatikut” nga Tonçi Stančić
Ambasada e Republikës së Kroacisë do të organizojë hapjen e ekspozitës fotografike “Miniaturat e Adriatikut” të artistit kroat Tonçi Stančić, e cila do të mbahet më 12 mars 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Galerinë “Hani i 2 Robertëve” në Prishtinë.
Ekspozita sjell një përzgjedhje të veçantë fotografish që pasqyrojnë bukurinë natyrore dhe detajet unike të bregdetit Adriatik, të kapura përmes objektivit artistik të Stančić. Përmes kompozimeve të ndjeshme vizuale, autori eksploron dritën, horizontin dhe elementët karakteristikë të peizazhit detar, duke ofruar një përvojë estetike për publikun artdashës.
Ngjarja është e hapur për publikun dhe pritet të mbledhë dashamirës të artit dhe fotografisë në një mbrëmje të dedikuar kulturës vizuale dhe bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

