Prishtinë- I hyjnë në veturë dhe ja vjedhin pistoletën me 15 fishekë, para e dokumentet personale

Një rast i vjedhjes në Prishtinë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e veturës së një personi dhe kanë vjedhur një çantë.
Në të i dëmtuari kishte pistoletën me 15 fishekë me leje, një orë dore, euro para të gatshme dhe dokumente personale të tij./IndeksOnline/
Foto Ilustrim