10:20 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prishtinë: I infektuari me Covid-19 s’i respekton rregullat e vetizolimit dhe del në rrugë, rrahet nga disa persona

/Foto ilustrim/

Një i infektuar me Covid-19, ka frekuentuar rrugët e Prishtinës pasditen e së martës dhe pas kësaj i dyshuari është arrestuar nga policia.

Ai nuk u është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim dhe ka dalë në rrugë.

Personi është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË 

Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me Covid-19 nuk u është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetizolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Ai është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është  iniciuar lënda.