11:38 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Prishtinë: Ikë nga strehimorja

Një i mitur është raportuar gjatë ditës së djeshme se është larguar nga strehimorja ku po qëndronte në Prishtinë dhe më nuk është kthyer. Policia po heton rastin, transmeton IndeksOnline.

“Rr. Rexhep Shema, Prishtinë, 26.05.2020 – 16:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar (i mitur) është larguar nga strehimorja dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /IndeksOnline/