Prishtinë | Ish-bashkëshortja e kërcënoi me mesazhe, kosovari rastin e lajmëron në Polici

Dje në Prishtinë një person mashkull kosovar ka raportuar se është kërcënuar nga e dashura e tij përmes mesazheve dhe rastin e ka lajmëruar në Polici.
Çifti janë në proces të divorcit dhe pas intervistimit të të dyja palëve rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan IndeksOnline
Prishtinë, 26.02.2021-23:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kërcënuar përmes sms-ve nga ish gruaja e tij e dyshuara femër kosovare pasi që të njëjtit janë në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.