Prishtinë – Ia hedh keq, i kërkon 100 euro t’i bënte të “imëta”, i kthehen fals ato të letrës

Një person është ankuar në polici, pasi që sipas tij është mashtruar nga një person tjetër me para të falsifikuara.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë, kur një i dyshuar, i kishte kërkuar viktimës që t’ia bënte 100 euro të imëta, ose kartmonedha, por ia ka dhënë fals ato të letrës, më pas ka ikur nga lokali.
Raporti i plotë:
Ankuesi mashkull k-shqiptar ka raportuar se në lokal, një person ka kërkuar që të bënte të imëta një kartëmonedhë prej 100 € dhe më pas është larguar nga lokali. Kartëmonedha e dyshuar për falsifikim është konfiskuar nga njësiti policor për hetime të mëtejshme. /IndeksOnline/