75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / MSH1

Prishtinë: Mashtruan dhe falsifikuan dokumente në nëntor, arrestohen një kosovar dhe një serb

Një kosovar dhe një shtetas i Serbisë janë arrestuar në Prishtinë, të dyshuar për përfshirje në falsifikim dokumentesh, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mashtrim, qysh në nëntor.

Sipas policisë, të dyshuarit janë ndaluar për kontroll, kur tek ata u gjeten dhe sekuestruan para të gatshme, dokumente të ndryshme, katër telefona celularë dhe një veturë.

Vlera e të hollave të sekuestruara është rreth 20 mijë euro.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumentit”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”./IndeksOnline/