75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / k.v

Prishtinë/ Mijëra monedha metalike në vlerë 2 euro dyshohet të jenë të falsifikuara

Një person ka raportuar në polici se janë depozituar 2817 copë x 2€ monedha metalike, të cilat nuk kanë kaluar testin e sigurisë dhe dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti, sipas ankuesit ka ndodhur gjatë periudhës 1 dhe 3 nëntor.

Policia ka bërë të ditur se hetimet përkitazi me këtë rast po vazhdojnë./IndeksOnline/