12:30 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prishtinë: Semaforë në udhëkryqin, ku shkaktohen shumë aksidente

Kryeqytetit shumë shpejt do t’i shtohen edhe një palë semaforë.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai tha se në udhëkryqin e rrugëve: Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Adullahu do të vendosen semaforët, transmeton Indeksonline.

Ahmeti gjithashtu përmendi faktin se ky kryqëzim është shpesh herë lokacion i aksidenteve dhe pas analizave të bëra me policinë, në këtë vend do të vendosen semaforët.

Postimi i plotë:

Këto ditë në udhëkryqin e rrugëve Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Abdullahu (ose më thjeshtë te furra Qerimi ? do të vendosen semaforët. Ky kryqëzim është lokacion i shpeshtë i aksidenteve rrugore dhe pas analizave me policinë, Komuna ka vendosur për vendosjen e semaforëve. ? ? ?