Prishtinë/ Nëna e raporton mësuesen në polici, dyshon se ia ka rrahur djalin
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/xx.jpg)
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se mësuesja ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.
Ndërkaq sipas policisë e dyshuara nuk e ka pranuar këtë akuzë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/sb-1.jpg)
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.