Prishtinë: Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një femër.
Bazuar në raportin e Policisë, rasti kishte ndodhur më 10 qershor të vitit të kaluar në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 10.06.2025-11:30. Pas hetimeve te zhvilluara lidhur me rastin me 07.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

