Prishtinë: Ngjarje si në filma, ia bllokojnë rrugën me maska e armë, ia grabisin çantën e telefonin

Një person ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë, tre persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur ia kishin zënë pritën me veturën e tyre, nën kërcënimin e armës dhe goditjes që ia kishin bërë me qytën e armës ia kishin grabitur një çantë ku kishte para dhe një telefon.
Më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime dhe pas trajtimit mjekësor në QKUK është liruar, transmeton Indeksonline.
Në raportin e policisë thuhet se me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.