Prishtinë, një grua ankohet se ish-bashkëshorti ia zuri gishtin e dorës me derë të shtëpisë

Policia e Kosovës dje ka pranuar një ankesë të pazakontë.
Në ora 10:00, një femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj me të cilin është e ndarë qe një vit, gjersa ka qenë duke i marr fëmijët në vikend ia ka lënduar gishtin e dorës ankueses me derën e shtëpisë, transmeton Indeksonline.
Gruaja ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/