75 Mall Live Search
18:12 / E Premte, 30 Janar 2026 / MSH1

Prishtinë: Një i moshuar i shtrirë në tokë, dyshohet se u godit nga një veturë

Një i moshuar është hasur i shtrirë në tokë, sonte në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, raporton IndeksOnline.

Dyshohet se i moshuari u godit nga një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe ato të ndihmës mjekësore.

Stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit, që raportohet të ketë humbur ndjenjat.

Me të arritur, policia nisi hetimet dhe sigurimin e perimetrit të incidentit.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: