75 Mall Live Search
09:01 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, një mashkull dhe një femër sulmohen në Parkun e Gërmisë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar një mashkull dhe një femër.

Si pasojë e sulmit të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej viktimave ka pranuar tretman mjekësorë.

Në raportin e policisë thuhet se nuk dihet ende arsyeja e sulmit. Rasti ka ndodhur rreth orë 15:00.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjete dhe konfiskuar dy armë zjarri një pistoletë me 4 fishek, një armë zjarri në formë të laps –kimikut dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.